![Shkruan histori në Kupën e Botës, kështu u pritën futbollistët e Marokut në shtëpi](/uploads/zeri.info/images/2022/December/20/auto_F3055BFE-E751-4964-AC93-8D200FA757DF1671564140.jpeg)
Shkruan histori në Kupën e Botës, kështu u pritën futbollistët e Marokut në shtëpi
Kombëtarja e Marokut në futboll është rikthyer sot (e martë) në vendin e tyre, ku u pritën nga mijëra njerëz në mënyrë madhështore.
Krejt kjo, pas suksesit të arritur në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Maroku zuri vendin e katërt në Kupën e Botës, sukses ky më i madh për një kombëtare afrikane.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2022/December/20/auto_3E6418EB-56B0-4AD9-B19F-DF722A43F7B01671564151.jpeg)
Maroku përveç suksesit të madh, ata arritën të mposhtin disa nga favoritët e Botërorit, si Portugalinë, Belgjikën etj.
Rrugëtimi i Marokut në këtë Kupë të Botës mori fund pasi u mposht nga Franca në gjysmëfinale, teksa dështoi në ndeshjen për vendin e tretë nga Kroacia (2:1).
Në rrjetet sociale janë shpërndarë shumë pamje nga kryeqyteti maroken ku janë parë shumë njerëz duke i pritur si heronj lojtarët e Kombëtares së tyre.
Pamje:
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2022/December/20/auto_5342D0D7-2D62-4894-B451-5A937E86433A1671564153.jpeg)
L’accueil à Rabat pour les Marocains après leur parcours héroïque en Coupe du monde. ë#QatarWorldCup2022 #Qatar2022 #Marocco #th_diallo pic.twitter.com/prABO3BLjU
— Th Diallo (@ThSiradjo) December 20, 2022