Shkruan histori në Kupën e Botës, kështu u pritën futbollistët e Marokut në shtëpi

Shkruan histori në Kupën e Botës, kështu u pritën futbollistët e Marokut në shtëpi

Botërori 2022 December 20, 2022 - 20:21
Lajmet e fundit nga Sporti

Kombëtarja e Marokut në futboll është rikthyer sot (e martë) në vendin e tyre, ku u pritën nga mijëra njerëz në mënyrë madhështore.

Krejt kjo, pas suksesit të arritur në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Maroku zuri vendin e katërt në Kupën e Botës, sukses ky më i madh për një kombëtare afrikane.

Image

Maroku përveç suksesit të madh, ata arritën të mposhtin disa nga favoritët e Botërorit, si Portugalinë, Belgjikën etj.

Rrugëtimi i Marokut në këtë Kupë të Botës mori fund pasi u mposht nga Franca në gjysmëfinale, teksa dështoi në ndeshjen për vendin e tretë nga Kroacia (2:1).

Në rrjetet sociale janë shpërndarë shumë pamje nga kryeqyteti maroken ku janë parë shumë njerëz duke i pritur si heronj lojtarët e Kombëtares së tyre. 
Pamje:

Image