![Argjentina publikon fotografinë e Messit me Maradonën, jep një mesazh emocionues](/uploads/zeri.info/images/2022/December/18/auto_inbound40933774678571243781671399883.jpg)
Argjentina publikon fotografinë e Messit me Maradonën, jep një mesazh emocionues
Botërori 2022
December 18, 2022 - 22:44
Pas shumë e shumë vitesh në kërkim, Argjentina e ka fituar Kupën e Botës “Katar 2022”, duke triumfuar në finale kundër Francës vetëm pas penalltive.
Kombëtarja nga Amerika e Jugut triumfoi 4:2 pas penalltive, pasi 120 minutat e takimit u mbyllën 3:3.
Pas suksesit të madh të arritur për herë të parë që nga vitit 1986, faqja zyrtare e Kombëtares së Argjentinës ka publikuar një fotografi të vjetër të Lionel Messit me legjendën e ndjerë argjentinase, Diego Armando Maradonën.
“Për dorën tënde të mrekullueshme dhe mrekullinë e këmbëve të tua”, shkruhet në mbishkrimin e fotografisë.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2022/December/18/auto_inbound51162651167817330541671399886.jpg)
Ky është trofeu i tretë i Kupës së Botës në histori për Argjentinën, ndërsa i pari për shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin./Demokracia.com