Macroni ngushëllon Mbappen pas humbjes nga Argjentina: Blutë na bënë të ëndërrojmë

Macroni ngushëllon Mbappen pas humbjes nga Argjentina: Blutë na bënë të ëndërrojmë

Botërori 2022 December 18, 2022 - 20:25
Lajmet e fundit nga Sporti

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar pas humbjes së Francës në finale ndaj Argjentinës.

Presidenti francez, i cili ndodhet në Doha ku ndoqi finalen e madhe, megjithëse i trishtuar nga rezultati, mbajti kokën lart duke shkruar në “Twitter”: “Blutë na bënë të ëndërrojmë”.

Pas përfundimit, presidenti francez zbriti në fushë për të ngushëlluar Didier Deschamps dhe lojtarët e Kombëtares së Francës. /Zeri.info