Kylian Mbappe fiton Këpucën e Artë – golashënuesi më i mirë në ‘Katar 2022’

Kylian Mbappe fiton Këpucën e Artë – golashënuesi më i mirë në ‘Katar 2022’

Botërori 2022 December 18, 2022 - 19:32

Gara për golashënuesin më të mirë të Kampioantit Botëror është bartuar deri në finale, ku u përballën Argjentina dhe Franca.

Në njërën anë Lionel Messi e në anën tjetër Kylian Mbappe, pos konkurrimit për ta fituar Kupën e Botës, luanin edhe për golashënuesin më të mirë.

Anësori francez realizoi het-trik në finale – të parin në histori të finaleve në Kampionatet Botërore, derisa superylli argjentinas shënoi dy gola.

Në këtë mënyrë, Mbappe e përfundoi turneun me tetë gola dhe dy asistime, derisa Messi shënoi shtatë gola dhe tri asistime.

Çmimi për Këpucën e Artë do të jetë një ngushëllim për yllin francez, derisa SuperLeo e fitoi të vetmin trofe që mungonte në sirtarin e tij.

Image