Nga debutimi deri te finalja e sotme, gjithçka çfarë ndodhi në secilën nga 26 ndeshjet e Messit në Kupën e Botës

Nga debutimi deri te finalja e sotme, gjithçka çfarë ndodhi në secilën nga 26 ndeshjet e Messit në Kupën e Botës

Botërori 2022 December 18, 2022 - 17:22
Lajmet e Fundit nga Sporti

Data 18 dhjetor 2022 shënon fundin e aventurës emocionuese të Lionel Messit me Kupën e Botës, garën që ai prej kohësh ëndërronte ta fitonte dhe që për të dytën herë është vetëm një lojë larg.

Messi ka lënë mbresa te të gjithë dhe e diela do të jetë ndeshja e tij e 26-të dhe e fundit në Kampionat Botëror, pasi në finale do të përballet me Francën.

Gazeta Marca ka hedhur një vështrim se çfarë ndodhi në secilën nga 25 ndeshjet e mëparshme të Kupës së Botës në të cilat mori pjesë numri 10 që nga debutimi deri më sot.

1.16 qershor 2006: Debutimi i tij në Kupën e Botës ishte në ndeshjen e dytë të grupit kundër Serbisë në vitin 2006, dhe ai shënoi në fitoren 6-0 pasi erdhi nga bankina.

2.21 qershor 2006: Ndeshja e parë si titullar e Messit ishte barazimi 0-0 kundër Holandës. Ndeshja ishte shumë e ashpër por Argjentina kaloi si fituese e grupit. Ai luajti 70 minuta.

Image

3.24 qershor 2006: Kjo ishte një ndeshje e jashtëzakonshme kundër Meksikës që u zgjidh me një gol të mrekullueshëm nga Maxi Rodriguez në minutën e 98-të. Messi ishte sërish zëvendësues dhe hyri në lojë në minutën e 84-të në vend të Javier Saviola.

4.12 qershor 2010: Kundër Nigerisë në Ellis Park në Johannesburg, Messi luajti ndeshjen e tij të parë në Kupën e Botës me fanellën me numër 10.

Image

5.17 qershor 2010: Argjentina ishte në zjarr dhe Gonzalo Higuain shënoi një het-trik me ndihmën e Messit teksa mundi Korenë e Jugut me rezultat 4-1.

6.22 qershor 2010: Diego Maradona pushoi Javier Mascherano dhe Messi vendosi shiritin në krah për herë të parë në Kupën e Botës. Argjentina mundi 2-0 Greqinë.

7.27 qershor 2010: Kjo ishte një fitore plot ngjarje dhe e diskutueshme 3-1 ndaj Meksikës në fazën e 1/8-tës, por asnjë gol nuk erdhi nga Messi.

8.3 korrik 2010: Messi nuk mundi të ndihmonte pasi Argjentina u mund 4-0 nga Gjermania në çerekfinale.

9.16 qershor 2014: Messi mbërriti në Kupën e Botës në Brazil në formë të shkëlqyer, vetëm disa ditë larg ditëlindjes së tij të 27-të. Argjentina mposhti Bosnjën 2-1 me golin e Messit.

Image

10.21 qershor 2014: Kundër një Irani shumë të organizuar, goli me këmbën e majtë i Messit në minutën e 92-të fitoi në mënyrë dramatike ndeshjen. Ishte hera e parë që ai kishte shënuar në dy ndeshje radhazi në një Kupë Bote.

11.25 qershor 2014: Një fitore 3-2 ndaj Nigerisë. Është dygolëshi i vetëm i Messit në Kupat e Botës deri më tani, me golin e tij më të shpejtë (dy minuta e njëzet e pesë sekonda) dhe golin e tij të vetëm nga gjuajtja e lirë në Kupat e Botës.

12.1 korrik 2014: Kjo ishte një lojë shumë e vështirë kundër Zvicrës në Sao Paulo. Goli nuk erdhi deri në minutën e 118-të, falë Angel Di Marias pas asistimit të mirë të Messit.

13.5 korrik 2014: Belgjika kontrolloi mirë Messin në Brasilia, por nuk ishte në gjendje të ndalonte golin e Higuain. Argjentina u rikthye në një gjysmëfinale të Kupës së Botës.

14.9 korrik 2014: Messi, i kontrolluar mirë gjatë gjithë ndeshjes nga skuadra holandeze e Louis van Gaal, shënoi golin e parë të skuadrës së tij në një fitore me penallti.

15.13 korrik 2014: Messi u votua lojtari më i mirë në Kupën e Botës, por Gjermania fitoi finalen në kohën shtesë.

Image

16.16 qershor 2018: Messi humbi një penallti pasi Argjentina barazoi 1-1 me Islandën në Rusi.

17.21 qershor 2018: Një disfatë e tmerrshme 3-0 për Argjentinën ndaj Kroacisë e la atë në prag të eliminimit.

18.26 qershor 2018. Argjentina ia doli me një fitore 2-1 ndaj Nigerisë dhe një gol nga Messi.

19.30 qershor 2018: Skuadra franceze e Kylian Mbappe dërgon Messin dhe Argjentinën në shtëpi në fazën e 1/8-tës.

Image

20.22 nëntor 2022: Messi shënoi një penallti, por Argjentina u mund nga Arabia Saudite me rezultat 2-1 në ndeshjen hapëse në Katar.

21.26 nëntor 2022: Messi shënoi golin e parë kundër Meksikës dhe Enzo Fernandez vulosi rezultatin përfundimtar për t’u rikthyer në rrugën e duhur.

Image

22.30 nëntor 2022: Ndeshja e Polonisë ishte e vetmja ndeshje e Argjentinës në këtë Botëror pa gol nga Messi. Ai humbi një penallti, por Argjentina kaloi me një fitore 2-0.

23.3 dhjetor 2022: Messi shënoi të parin në një lojë të tensionuar kundër Australisë që përfundoi 2-1.

Image

24.9 dhjetor 2022: Messi pati një sherr me Wout Weghorst dhe shënoi një penallti teksa Argjentina eliminoi Holandën.

25.13 dhjetor 2022: Gjysmëfinalja kundër Kroacisë pa Messin të shënojë një tjetër penallti dhe të prodhojë një asistim të jashtëzakonshëm për Julian Alvarez për fitoren 3-0. /Telegrafi/

Image