Ivana Knoll nuk mungon as në finalen e Kupës së Botës, provokon me pozat nga stadiumi

Ivana Knoll nuk mungon as në finalen e Kupës së Botës, provokon me pozat nga stadiumi

Botërori 2022 December 18, 2022 - 17:07
Lajmet e Fundit nga Sporti

Sot (e diel) është dita kur pas plotë një muaji përfundon Kupa e Botës në Katar.

Ne finalen e madhe po takohen Franca me Argjentinë teksa krahas vëmendjes së madhe që merr një ndeshje e tillë futbolli, në fokus janë edhe numri tifozëve që ndodhen në tribuna.

Një prej fansave më joshëse përgjatë Kampionatit Botëror është padyshim tifozja kroate, Ivana Knoll.

Image

Kur ajo ishte e pranishme në pothuajse çdo ndeshje që zhvilloi Kroacia, 30-vjeçarja nuk po mungon as në finale.

Për mbi tre milionë fansat e saj në llogarinë e Instaramit, Knoll ka pozuar një imazhe ndërsa nuk la anash pa theksuar format tërheqëse të trupit.

“Finalja”, ka shkruar Ivana ku shihet e veshur me një bluzë me ngjyra të errëta të kombinuara me një palë tuta sporti gri dhe atlete të bardha.

Ndryshe, kujtojmë që Kroacia dje (e shtunë) zuri vendin e tretë në këtë Botëror duke mposhtu Marokon