Messi bëhet lojtari i parë në histori që shënon në të gjitha fazat e Kupës së Botës

Messi bëhet lojtari i parë në histori që shënon në të gjitha fazat e Kupës së Botës

Botërori 2022 December 18, 2022 - 16:34

Ylli argjentinas, Lionel Messi, po vazhdon ta shkruajë emrin e tij në historinë e futbollit, duke bërë diçka që askush tjetër nuk ka arritur ta bëjë.

Teksa po zhvillohet finalja e madhe mes Argjentinës e Francës, 35-vjeçari ka kaluar kombëtaren e tij në epërsi, duke u bërë futbollisti i parë që shënon në çdo fazë të një Botërori.

Finalja e madhe ka filluar në 16:00, dhe Argjentina është përpara tani kur ka kaluar gjysma e pjesës së parë, me një gol nga penalltia, që u konkretizua nga Lionel Messi, për golin e tij të 12 në kampionate botërore, shkruan Nacionale.

Me këtë gol, Messi, tani ka shënuar në çdo fazë të Katari 2022, duke shënuar në fazën e grupeve, 1/8 e finales, çerekfinale, gjysmëfinale dhe tani në finale.