Argjentinë - Francë, formacionet e mundshme për finalen e madhe

Argjentinë - Francë, formacionet e mundshme për finalen e madhe

Botërori 2022 December 18, 2022 - 12:47
Lajmet e Fundit nga Sporti

Argjentina dhe Franca do të përballen mes vete në finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Ndeshja fillon nga ora 16:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Lusail”.

Dy ekipet përfaqësuese kanë fituar tanimë nga dy Kupa të Botës dhe për njërën triumfi në ndeshjen e sotme do të jetë i treti.

Lionel Scaloni dhe Didier Deschamps tanimë kanë bërë gati lojtarët që do të hedhin në fushë nga minuta e parë në ndeshjen më të rëndësishme.

Më poshtë mund të shihni formacionet e mundshme për këtë finale.

Formacionet e mundshme:

Argjentina (3-5-2-): Martinez, Romero, Otamendi, L. Martinez, Molina, De Paul, Paredes, Enzo Fernandez, Mac Allister, Leo Messi, Alvarez.

Franca (4-2-3-1): Lloris, Kounde, Varane, Upamecano, Theo Hernandez, Tchouameni, Rabiot, Dembele, Griezmann, Mbappe, Giroud. /Zeri.info