Kroacia mposht Marokun, zë vendin e tretë në Kupën e Botës 2022

Kroacia mposht Marokun, zë vendin e tretë në Kupën e Botës 2022

Botërori 2022 December 17, 2022 - 17:55
Lajmet e Fundit nga Sporti

Kroacia ka arritur të fitojë ndaj Marokut në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës 2022.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Khalifa International” përfundoi me rezultat 2-1.

Ishte fillimisht Kroacia që kaloi në epërsi me golin e Gvardiolit në minuten e shtatë, kurse dy minuta më vonë Achraf Dari u përkujdes për të barazuar rezultatin për 1-1.

Pak para përfundimit të fraksionit të parë të ndeshjes Miraslav Orsiq dyfishoi epërsinë për 2-1.

Në pjesën e dytë nuk pati gola dhe rezultati përfundimtar ishte 2-1.

Me këtë fitore, Kroacia zë vendin e tretë për here të dytë duke e fituar medaljen e bronztën në Kupën e Botës 2022. /Zeri.info