Kroacia dhe Maroku përballen për vendin e tretë në Kupën e Botës, formacionet zyrtare

Kroacia dhe Maroku përballen për vendin e tretë në Kupën e Botës, formacionet zyrtare

Botërori 2022 December 17, 2022 - 15:05
Lajmet e Fundit nga Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kroaci – Marok, ndeshje e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndeshja fillon nga ora 16:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Khalifa International”.

Kroacia u mposht në gjysmëfinale nga Argjentina, kurse Maroku nga Franca.

Të dy ekipet kanë synim fitoren me qëllim që të fitojnë medaljen e bronztë.

Tashmë gjithçka është ku janë publikuar edhe formacionet zyrtare. /Zeri.info

Kroacia: Livakoviq; Stanisiq, Sutalo, Gvardiol, Perisiq; Modriq, Kovaciq, Majer; Kramariq, Livaja, Orsiq.

Maroku: Bono; Hakimi, Dari, El Yamiq, Attiat-Allah; Sabiri, El Khanouss, Amrabat; Ziyech, En-Nesyri, Boufal.