Konate dhe Varane i ribashkohen grupit për ndeshje ndaj Argjentinës

Konate dhe Varane i ribashkohen grupit për ndeshje ndaj Argjentinës

Botërori 2022 December 17, 2022 - 13:38
Lajmet e Fundit nga Sporti

brahima Konate dhe Raphael Varane i janë ribashkuar grupit për ndeshjen që Franca do ta luajë ndaj Argjentinës në kuadër të finales së Kampionatit Botëror.

Futbollistët në fjalë, ditë më parë, patën një gjendje gripale dhe u mendua se mund të mungonin për të dielën.

Gjithsesi, të paktën siç bëjnë të ditur mediet në Francë, lojtarët i janë bashkuar pjesës tjetër të skuadrës në mëngjes, teksa e njëjta nuk ka ndodhur për Kinsley Comanin.

Në anën tjetër, argjentinasit duken të kompletuar, pa ndonjë mungesë të rëndësishme.