Infantino: Ky Botëror krijoi një fuqi unike

Infantino: Ky Botëror krijoi një fuqi unike

Botërori 2022 December 16, 2022 - 12:06
Lajmet e fundit nga Sporti

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në një konferencë për shtyp ka vlerësuar suksesin e turneut të kampionatit botëror “Katar 2022”.

I pari i FIFA-s tha se ky Botëror krijoi një fuqi unike kohezive, teksa falënderoi të gjithë të përfshirët.

“Lavdërimet unanime të Këshillit të FIFA-s për këtë Botëror dhe për fuqinë unike kohezive që ka treguar ky Botëror.

“Faleminderit të gjithëve të përfshirë, Katarit, të gjithë vullnetarëve për ta bërë këtë Kupën e Botës më të mirë ndonjëherë”, ka thënë Infantino.

Kujtojmë se, të dielën do të luhet finalja e madhe e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, me fillim në orën 16:00. /Zeri.info