Pas kalimit në finale, Deschamps: Ka emocion, krenari, ishte një hap i rëndësishëm

Pas kalimit në finale, Deschamps: Ka emocion, krenari, ishte një hap i rëndësishëm

Botërori 2022 December 14, 2022 - 23:20
Lajmet e fundit nga Sporti

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur pas kalimit të ekipit të tij në finale në Kupën e Botës.
Franca e mposhti Marokun me rezultat 2-0.

Kësisoj, Franca e siguroi pjesëmarrjen në finale për herën e dytë e radhazi në këtë turne.

Deschamps për “TF1” foli për emocionet që përjetoi pasi siguroi finalen e madhe.

“Ka emocion, ka krenari. Edhe një herë, ishte një hap i rëndësishëm. Ka ende një tjetër për të luajtur. Ne kemi qenë me lojtarët për një muaj, nuk është kurrë e lehtë, por ka qenë një kënaqësi deri tani”.

Kujtojmë se, Franca në finale do të takohet me Argjentinën më 18 dhjetor me fillim nga ora 16:00. /Zeri.info