Vdes në moshë të re një roje sigurie së Kupës së Botës 2022, u rrëzua rëndë nga stadiumi

Vdes në moshë të re një roje sigurie së Kupës së Botës 2022, u rrëzua rëndë nga stadiumi

Botërori 2022 December 14, 2022 - 17:48
Lajmet e Fundit nga Sporti

John Njue Kibue ka vdekur në spital tri ditë pasi u rrëzua nga stadiumi, pas fitores çerekfinale të Argjentinës ndaj Holandës në Kupën e Botës 2022.

Organi organizator i Kupës së Botës 2022, Komiteti Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë, ka konfirmuar se një punëtor migrant ka vdekur pas një rënieje nga stadiumi Lusail në Katar.

John Njue Kibue, një 24-vjeçar kenian, u rrëzua nga kati i tetë i stadiumit.

Mjekët trajtuan Kibue në vendngjarje dhe më pas ai u dërgua në spitalin Hamad.

Megjithatë, tani është konfirmuar se ai ka vdekur tri ditë më vonë.

“Të shtunën më 10 dhjetor, John Njau Kibue, një roje sigurie në stadiumin Lusail, pësoi një rënie të rëndë gjatë detyrës”, tha SC në një deklaratë.

“Me keqardhje ju njoftojmë se, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, ai fatkeqësisht ndërroi jetë në spital të martën më 13 dhjetor, pasi qëndroi në reanimacion për tre ditë. Të afërmit e tij janë informuar”.

“Organizatorët e turneut të Katarit po hetojnë rrethanat që çuan në rënien si një çështje urgjente dhe do të japin informacione të mëtejshme në pritje të rezultatit të hetimit”.

Motra e Kibue, Ann Wanjiru, ka thënë për “CNN” se familja e saj kërkon një shpjegim për incidentin tragjik.

“Ne duam drejtësi. Ne duam të dimë se çfarë e shkaktoi vdekjen e tij”, tha ajo, “Ata nuk na kanë dërguar kurrë një foto për të treguar se nga ka rënë ai apo na kanë dhënë ndonjë informacion tjetër”.

Vdekja e Kibue vjen pak më shumë se një javë pasi u raportua se një punëtor migrant u vra në një aksident me pirun në vendin e stërvitjes për ekipin kombëtar të Arabisë Saudite gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës. /Zeri.info