Francë – Marok: Gjysmëfinalja e dytë e Botërorit, Argjentina e relaksuar pret fituesin

Francë – Marok: Gjysmëfinalja e dytë e Botërorit, Argjentina e relaksuar pret fituesin

Botërori 2022 December 14, 2022 - 08:31

Sot (e mërkurë) do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Marokut, derisa fituesi do të përballet me Argjentinën, që eliminoi mbrëmë Kroacinë.

Ndeshja që fillon në orën 20:00 do të luhet në stadiumin “Al Bayt Stadium”.

Franca eliminoi Anglinë me rezultat 2-1, për të kaluar në gjysmëfinale dhe kamponi në fuqi sonte e synon finalen.

Në anën tjetër, Maroku është sensacioni i këtij Botërorit, derisa eliminoi Spanjën dhe më pas Portugalinë, për të arritur në gjysmëfinale.

Pa dyshim se do të jetë një përballje interesante, me dy ekipet që posedojnë lojtarë të shpejtë dhe me marokenët që po luajnë me zemër.

Argjentina do të shikojë nga afër këtë duel dhe t’i analizojë pikat e dy skuadrave, më pas për t’i analizuar për finalen që luhet më 18 dhjetor. /Telegrafi