Suarez lavdëron Messin për kalimin e Argjentinës në finale të Kupës së Botës: Të gjithë të duartrokasin për gjithçka që ky djalë i jep futbollit

Suarez lavdëron Messin për kalimin e Argjentinës në finale të Kupës së Botës: Të gjithë të duartrokasin për gjithçka që ky djalë i jep futbollit

Botërori 2022 December 13, 2022 - 23:13
Lajmet e Fundit nga Sporti

Shoku i Messit, Luis Suarez, ka lavdëruar Messin për kalimin e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës.

Argjentina arriti të kualifikohet në finalen e madhe të Botërorit 2022, pasi mposhti Kroacinë me rezultat 3-0.

Pas ndeshjes, Suarez duke iu gëzuar faktit që Messi me ekipin e tij kanë arritur të sigurojnë “biletën” për në finale, ka shkruar disa fjalë për të, ku tha se të gjithë të ngrihen për të duartrokitur gjithçka që ai i jep futbollit.

“Nuk lodhesh duke treguar se je me i miri në botë. Le të ngrihen të gjithë për të duartrokitur gjithçka që ky djalë [Messi] i jep futbollit”, ka shkruar Suarez në një “InstaStory”.

Kujtojmë se, finalja luhet më 18 dhjetor, teksa Argjentina do të përballet me fituesin e sfidës Francë – Marok. /Zeri.info

Image