Pas ndeshjes, Messi: Emocionuese, jemi në finale, shijojeni

Pas ndeshjes, Messi: Emocionuese, jemi në finale, shijojeni

Botërori 2022 December 13, 2022 - 22:29
Lajmet e Fundit nga Sporti

Lionel Messi ka dhënë komentet e tij pas gjysmëfinales ndaj Kroacisë.

Ikona argjentinase, Leo Messi është shprehur i lumtur me avancimin e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës.

Messi ka thënë se ishte një kënaqësi të shihte rrugëtimin e Argjentinës, kurse për ndeshjen finale, fton që ta shijojnë të gjithë.

“Ndjej shumë gjëra, është emocionuese të shohësh gjithë këto. Të shohësh njerëzit, familjet, ishte diçka e shkëlqyer. Ne po shkojmë për ndeshjen e fundit, që ishte ajo që donim”, ka thënë Messi.

“Argjentina, edhe një herë, është në finale të Kupës së Botës. Shijojeni”, shtoi ai.

Messi dhe Argjentina presin në finale për fituesin e Francë – Marok.