Argjentina eliminon Kroacinë dhe kualifikohet në finale të Kupës së Botës

Argjentina eliminon Kroacinë dhe kualifikohet në finale të Kupës së Botës

Botërori 2022 December 13, 2022 - 21:55
Lajmet e Fundit nga Sporti

Argjentina ka eliminuar Kroacinë dhe është kualifikuar në finale të Kupës së Botës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Lusail” përfundoi me rezultat 3-0, shkruan Zeri.info.

Serinë e golave e hapi Leo Messi nga penalltia në minuten e 34-të, teksa pesë minuta më vonë Alvarez realizoi të dytën në minuten e 39-të, duke e mbyllur kështu pjesën e pare me epërsi të dyfishtë.

Gjatë pjesës së dytë u shënua edhe goli i tretë sërish nga Alvarez në minuten e 69-të.

Deri në fund nuk pati më gola dhe Argjentina kështu siguron “biletën” për në finalen e madhe ku do të përballet me fituesin e sfidës Francë – Marok.

Finalja do të zhvillohet më 18 dhjetor. /Zeri.info