Trajneri i Marokut, Regragui: Nuk më interesojnë golat e pritura
Trajneri i Marokut, Walid Regragui mbrojti stilin e lojës së ekipit të tij në Kupën e Botës dhe hodhi poshtë rëndësinë e statistikave si golat e pritur.
Luanët e Atlasit kanë qenë surpriza e madhe e kompeticionit në Katar, duke mundur Belgjikën, Kanadanë, Spanjën dhe Portugalinë për t’u bërë skuadra e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale, ku do të përballen me Francën.
Skuadra afrikane është përballur me kritika për stilin e tyre mbrojtës, por Regragui nuk po kërkon falje.
“Shumë evropianë kanë kritikuar stilin tonë të lojës, por kjo ndodh sepse nuk u pëlqen të shohin një ekip afrikan të luajë me zgjuarsi”, tha ai në një konferencë shtypi.
“Ata mendojnë se ekipet afrikane dikur ishin argëtuese, por rrëzohen. Por ato ditë tashmë kanë mbaruar. Nuk ka vetëm një mënyrë për të fituar".
“Shikoni Francën kundër Anglisë, ata nuk krijuan 40 mundësi, ishin thjesht efektive. Nuk më interesojnë golat e pritura apo zotërimi i topit. Ne kishim 0.01 për qind shanse për të fituar Kupën e Botës në fillim, tani kemi 0.03, por do të përpiqemi të shkatërrojmë statistikat”.
Skuadra e Regraguit do të takohet të mërkurën me kampionen e botës në fuqi, Francën, me fituesin që do të takohet me Argjentinën ose Kroacinë në finale të dielën. /Zeri.info