Çfarë po ndodh në Katar? Tre gazetarë kanë vdekur

Çfarë po ndodh në Katar? Tre gazetarë kanë vdekur

Botërori 2022 December 13, 2022 - 08:02

Një gazetar i tretë është konfirmuar se ka vdekur në kupën e botës "Katar 2022".

Roger Pearce ishte drejtori teknik 65-vjeçar i kanalit anglez “ITV Sport”, i cili raportohet se ka vdekur më datën 21 nëntor, para fillimit të ndeshjes SHBA-Uells.

Lajmi merr rëndësi të madhe dhe zbulohet tani pas njoftimeve të dy gazetarëve të tjerë që kanë ndërruar jetë.

Siç shkruan Nail Stainsby, gazetari i “BBC” dhe miku personal i Pearce, ai do të tërhiqej pas 5 javësh.