“Pikëllim i madh”, presidenti i FIFA-s reagon për vdekjen e gazetarit amerikan

“Pikëllim i madh”, presidenti i FIFA-s reagon për vdekjen e gazetarit amerikan

Botërori 2022 December 10, 2022 - 15:27

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino njoftoi se bota e futbollit ka humbur një gazetar të madh, teksa përmendi emrin e gazetarit amerikan, Grant Wall.

“Me mosbesim dhe pikëllim të madh u informova për vdekjen e gazetarit të njohur sportiv Grant Wall, teksa po ndiqte ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës FIFA në Katar. Vetëm pak ditë më parë, FIFA dhe AIPS nderuan Grant për kontributin në mbulimin e tetë Kupave të Botës radhazi. Një karrierë e tij që përfshinte gjithashtu pjesëmarrjen në disa Kupa Botërore të FIFA-s për femra si dhe një sërë ngjarjesh të tjera sportive ndërkombëtare. Dashuria e tij për futbollin ishte e pamasë dhe raportimi i tij do t’u mungojë të gjithë atyre që ndjekin lojë globale. Në emër të FIFA-s dhe komunitetit të futbollit, ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për gruan e tij Celine, familjen dhe miqtë e tij në këtë moment më të vështirë”, u shpreh Infantino.

Grant Wahl, një nga gazetarët më të njohur të futbollit amerikan për më shumë se 20 vjet dhe një shkrimtar i vjetër humbi jetën të premten mbrëma.

48-vjeçari ishte në ishte në ndeshjen çerekfinale mes Argjentinës dhe Holandës në Lusail, në veri të Dohas, kur pësoi atë që mjekët në vendngjarje e quajtën arrest kardiak. /euronews