Louis van Gaal largohet nga pozita e trajnerit të Holandës

Louis van Gaal largohet nga pozita e trajnerit të Holandës

Botërori 2022 December 10, 2022 - 12:24
Lajmet e Fundit nga Sporti

Louis van Gaal ka konfirmuar se do të largohet nga posti i trajnerit të kombëtares së Holandës pas daljes nga Kupa e Botës.

Holandezi ka qenë në krye të vendit të tij që nga fundi i Euro 2020, kur ata u eliminuan në mënyrë të turpshme në 16-shen e fundit. Ai i udhëhoqi ata në çerekfinalet e Kupës së Botës të këtij viti, megjithëse u kritikua për stilin e tyre të lojës.

“Tulipanët” nuk arritën gjysmëfinalen, me Argjentinën që i eliminoi ata në penallti pas një përplasjeje emocionuese. Van Gaal tani ka konfirmuar se humbja do të ishte ndeshja e tij e fundit në krye të asaj që ka qenë periudha e tij e tretë si trajner i Holandës.

“Së pari dhe më kryesorja nuk do të vazhdoj. E bëra vetëm për këtë periudhë kohore. Kjo ishte ndeshja ime e fundit në mandatin tim të tretë si trajner”, tha Van Gaal në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Në atë kohë unë drejtova 20 ndeshje dhe nuk humbëm asnjë. Nuk e di sa ndeshje kemi fituar, por ju mund të kërkoni në Google dhe të shihni vetë diferencën e golave”, përfundoi ai

Van Gaal ishte i pamposhtur në 20 ndeshjet e tij që kur zëvendësoi Frank de Boer verën e kaluar. Largimi i tij nuk është shumë surprizë, duke qenë se u njoftua në prill se Ronald Koeman do të merrte postin e trajnerit pas Kupës së Botës.