Pas fitores ndaj Brazilit, trajneri i Kroacisë: Fitore për popullin, për çlirimtarët kroatë

Pas fitores ndaj Brazilit, trajneri i Kroacisë: Fitore për popullin, për çlirimtarët kroatë

Botërori 2022 December 09, 2022 - 19:47
Lajmet e Fundit nga Sporti

Pas ndeshjes me Brazilin, selektori kroat i Kroacisë në futboll, Zlatko Daliq, ka dhënë një deklaratë emocionale.

Pas triumfit në penallti kundër Brazilit, Daliq ka thënë se kjo fitore i përkushtohet popullit kroat, çlirimtarëve të Kroacisë.

“Kjo fitore është për popullin kroat. Ju lumtë djelmoshave. E kemi eliminuar favoritin më të madh. Kjo është Kroacia. Mos na nënçmoni asnjëherë, e kam thënë këtë. Ky nuk është fundi ynë, shkojmë tutje. Kjo është fitore e Kroacisë, të gjithë kanë dhënë maksimumin. Do të përshëndesja të gjithë shokët që shkruajnë për Kroacinë. Shijojeni çlirimtarët kroatë, kjo ishte për ju. Këta lojtarët e mi nuk janë normal”, ka thënë Daliq për HRT.