Kroacia e mposht Brazilin pas penalltive dhe kalon në gjysmëfinale

Kroacia e mposht Brazilin pas penalltive dhe kalon në gjysmëfinale

Botërori 2022 December 09, 2022 - 18:49
Lajmet e Fundit nga Sporti

Kroacia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës Katar 2022, pasi ishte më me fat në ekzekutimin e penalltive duke e eliminuar Brazilin.

Koha e rregullt u mbyll me barazim 0:0, ndërsa në vazhdime kishim një drama të vërtetë.

Fillimisht Neymar shënoi në minutën e 105 ndërsa ka barazuar Petkoviq në minutën e 17-të dhe u desh penalltitë të përcaktojnë gjithçka.

Në gjysmëfinale Kroacia e pret fituesin e ndeshjes Holandë – Argjentinë.