S’ka fitues as në vazhdime, Kroaci – Brazil shkon në penallti

S’ka fitues as në vazhdime, Kroaci – Brazil shkon në penallti

Botërori 2022 December 09, 2022 - 18:37
Lajmet e Fundit nga Sporti

As 120 minuta nuk kanë dhënë fitues në çerekfinalen e parë

‘Seleçao’ dhe Kroacia u ndanë baras 1:1.

Koha e rregullt u mbyll pa gola, 0:0 përkundër rasteve të mira shënimi të dy kombëtareve.

Ndeshja shkoi në vazhdime, dhe aty ishin brazilianët që gjetën golin.

Në minutat shtesë të pjesës së parë ishte Neymar Jr që shënoi dhe i dha epërsinë Brazilit.

Kur po mendohej që brazilianët po shkonin drejt gjysmëfinales ashtu nuk mendoi Petkovic.

I cili pak minuta pa përfunduar vazhdimet barazoi shifrat në 1:1.

Mbetet të shihet se kush do shkojë tutje pas penalltive.