Vjen reagimi i parë i Granit Xhakës pas eliminimit të Zvicrës nga Kampionati Botëror

Vjen reagimi i parë i Granit Xhakës pas eliminimit të Zvicrës nga Kampionati Botëror

Botërori 2022 December 09, 2022 - 14:52

Kombëtarja e Zvicrës u përshëndet me Kupën e Botës në fazën e 1/8-tës, pasi u mposht nga ekipi i Portugalisë, me rezultat të thellë 6-1.

Tri ditë pas eliminimit ka reaguar për herë të parë kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, në rrjetet e tij sociale.

Futbollisti shqiptar ka falënderuar të gjithë për përkrahjen derisa ka shtuar se do të kthehen edhe më të fortë.

“Ndonjëherë futbolli dhemb. Vërtet është për të ardhur keq që Kampionati Botëror përfundoi ashtu siç përfundoi”.

“Por dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë kësaj gare – kjo do të thotë vërtet shumë për ne”.

“Do të japim gjithçka për t’u rikthyer më të fortë”, ka shkruar kapiteni i Zvicrës në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)