Behrami: Zvicra ka shanse të mëdha ndaj Portugalisë, Xhaka e Shaqiri kanë bërë edhe më shumë përvojë

Behrami: Zvicra ka shanse të mëdha ndaj Portugalisë, Xhaka e Shaqiri kanë bërë edhe më shumë përvojë

Botërori 2022 December 06, 2022 - 19:38
Lajmet e Fundit nga Sporti

Valon Behrami ka dhënë një deklaratë për mediat zvicerane në prag të ndeshjes së Zvicrës kundër Portugalisë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet sonte, nga ora 20:00. Fituesi e siguron kalimin për në çerekfinale.

Behrami, ish-reprezentuesi i Zvicrës, u shpreh i lumtur që kishte arritur të luante në katër turne me “Helvetikët” gjatë karrierës së tij.

“Jam shumë i lumtur me katër Botërorët që kam mundur të përjetoj si lojtar. Si spektator, ndonjëherë është pak e vështirë kur i sheh gjërat nga jashtë, por nuk mund të ndërhysh vetë”, tha ai, shkruan “20min.ch”.

Ish-futbollisti nga Kosova tutje foli edhe për shanset e Zvicrës.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne të luajmë me guxim. Shanset janë më të mëdha këtë herë”, tha 37-vjeçari.

“Portugalia është një ekip i fortë, por nuk është një nga më të mirët në mbrojtje. Shaqiri, Xhaka apo Akanji janë bërë edhe më me përvojë. Përveç kësaj kanë ardhur edhe lojtarë të rinj, të rinj”, deklaroi Behrami.