Mbappe mungon në stërvitjen e Francës, në dyshime për ndeshjen me Anglinë
Botërori 2022
December 06, 2022 - 18:00
Lajmet e Fundit nga Sporti
Kylian Mbappe mungoi në stërvitjen e Francës vetëm katër ditë para ndeshjes së tyre çerekfinale të Kupës së Botës kundër Anglisë.
23-vjeçari nuk ishte i pranishëm, me mediat e huaja që raportojnë se ai po vuan nga një lëndim në kyçin e këmbës që pësoi kundër Polonisë.
Mbappe shënoi dy gola në fitoren 3:1 të skuadrës së tij ndaj Polonisë për të siguruar vendin e tyre në çerekfinalen e Botërorit “Katar 2022”.
Fenomeni i Paris Saint-Germain ka shënuar pesë gola mbresëlënës në katër ndeshje në Kupën e Botës dhe është lojtari më në formë këtë Kampionat Botëror