Ejupi: BE-ja e OKB-ja të merren me sjelljet e Serbisë, s’mund t’i kontrollojnë FIFA e UEFA
Kryetari i klubit të futbollit Prishtina, Remzi Ejupi ka thënë se gjestet e futbollistit shqiptar, Granit Xhaka në ndeshjen e Zvicres ndaj Serbisë, nuk kanë qenë provokim.
Madje sipas tij, provokime të tilla në futboll janë edhe të lejuara.
Ejupi në Politiko tha se lojëtarët serb, nisën me provokimet e tyre ndaj shqiptarëve qysh nga zhveshtorja.
Ai ka thënë, se me këto sjellje do të duhej të merrej Bashkimi Evropian dhe OKB-ja, pasi që sipas tij, FIFA dhe UEFA s’mund t’i kontrollojë më sjelljet e tyre.
“Unë mendoj se nacionalizmi serb i ushqen edhe rininë, edhe pas bombardimeve, vazhdon t;i ushqej edhe më tutje me një lloj urrejtje ndaj shqiptarëve. Në futboll lejohet edhe provokimi, por gjesti i Xhakës nuk ka qenë provokim, ka qenë brenda suazës së lejuar. Por, provokim shumë i madhi Serbisë që s’mund ta përmirësoj, qysh nga zhveshtorja. BE-ja dhe OKB-ja duhet të merret me sjelljet e tyre sepse është shumë me e madhe sesa që mund ta kontropllojë FIFA dhe UEFA. Serbia e ka dëshmuar edhe me vrasjen e tifozit francez para disa viteve. Diuhet që koncepti i shtetit serb përbehet nga Kisha Ortodokse”, tha Ejupi.