Andi Lila për Serbinë: Skuadra më e dobët e Botërorit pas Katarit
Botërori 2022
December 03, 2022 - 12:51
Lajmet e fundit nga Sporti
Ish-mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila, e ka cilësuar Serbinë si ekipin më të dobët, pas Katarit, në këtë Kampionat Botëror.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se paaftësia dhe fodullëku nuk mund të shkojnë së bashku.
"
Serbia skuadra më e dobët e botërorit pas Katarit! Edhe të paaftë edhe ‘‘fodull’’ nuk shkon”, shkroi lojtari në Facebook.
Serbia, gjatë këtyre tri ndeshjeve, ka arkëtuar vetëm një pike nga nëntë të mundshmet.
Mbrëmë ata u eliminuan sërish nga Zvicra në një Botëror dhe ishin sërish shqiptarët ata që ndihmuan më së shumti drejt kësaj rruge.