Sonte Zvicra luan ndeshjen për “jetë a vdekje”

Sonte Zvicra luan ndeshjen për “jetë a vdekje”

Botërori 2022 December 02, 2022 - 10:49

Një ndeshje mjaft e zjarrtë pritet të jetë sonte.

Zvicra do ta luajë ndeshjen për “jetë a vdekje” përballë Serbisë.

Kombëtarja helvetike do ta kërkojë kalimin tutje në fazën e eliminimit direkt në “Katar 2022”.

E kësaj do t’i mjaftonte edhe një barazim, por fitorja ndaj Serbisë do ta bënte kalimin tutje edhe më të sigurt.

E veçanta e kësaj ndeshjeje do të jetë se për Zvicrën do të luajnë edhe dy futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Ata e kishin mposhtur Serbinë në kampionatin e kaluar botëror “Rusia 2018” me golat e tyre.

E mënyra e festës së tyre ishte e veçantë.

Xhaka e Shaqiri festuan duke e bërë me duar simbolin ikonik të shqiptarëve “Shqiponjën dykrenore”.

Kjo kishte ngjallur reagime të shumta në opinionin futbolldashës.

Kombëtarja e Zvicrës do t’i mjaftojë edhe një barazim për të kaluar tutje, ose në të kundërtën eliminohet nga “Katar 2022”.