Portugalia triumfon ndaj Uruguait dhe kualifikohet në 1/8 e finales
Përfaqësuesja e Portugalisë e ka kryer detyrën përballë Uruguait (2-0) në ndeshjen e raundit të dytë të fazës grupore në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.
Skuadra evropiane e kërkoi më shumë golin në fraksionin e parë, me një pasim të mrekullueshëm me sup të Cristiano Ronaldos që në minutën e tretë drejt William Carvalhos, por goditja e tij me vole shkoi mbi portë.
Një rast fantastik e krijoi Rodrigo Bentancur në anën tjetër që i kaloi disa futbollistë, por në fund goditjen e tij e mbrojti portieri Diogo Costa dhe me rrjetat e paprekura, skuadrat shkuan në pushim.
can we talk about this shoulder pass from ronaldo ë pic.twitter.com/GoOCCQnBnA
— aurora ë ronaldo ftw (@cr7stianos) November 28, 2022
Portugezët vazhduan ta kërkonin golin në gjysmën e dytë dhe këtë e arritën në minutën e 54. Harkimi i Bruno Fernandes i shoqëruar nga kërcimi i Ronaldos u ndal në rrjetë, megjithëse superylli nuk e preku me kokë.
Uruguai kërkoi ta barazonte rezultatin për një periudhë me rastet e Maximiliano Gomez, Giorgian de Arrascaeta e Jose Maria Gimenez.
Në minutat shtesë u akordua penallti në favor të portugezëve për prekje të topit me dorë në zonë dhe Bruno Fernandes ishte i saktë për ta vulosur fitoren (90’+3).
Me fitoren e dytë në dy ndeshje, Portugalia siguron kualifikimin në të tetën e finales së Kampionatit Botëror. Uruguai ka edhe një mundësi në raundin e fundit kur duhet ta mposhtë Ganën. /Telegrafi
That hasn’t even touched his head! That is @B_Fernandes8 goal. @FIFAWorldCup #PORURU pic.twitter.com/yk8BiYffMt
— Shayne (@xShaynee_) November 28, 2022