Anglia dhe Amerika ndajnë pikët

Anglia dhe Amerika ndajnë pikët

Botërori 2022 November 25, 2022 - 21:53
Lajmet e fundit nga Sporti

Përballja e Anglisë dhe Amerikës në kuadër të Grupit B në Kampionatin Botëror “Katar 2022” nuk ka dhënë fitues.

Sfida është mbyllur pa gola 0:0 pavarësisht lojës së bukur dhe disa rasteve të mira të krijuara.

Pas dy ndeshjeve në fazën e Grupeve, Anglia është e para me 4 pikë ndërsa kjo është pika e dytë e SHBA-ve në Botëror.

Në ndeshjen e fundit Amerika ndeshet me Iranin dhe ka gjasa të mira të vazhdojë tutje ndërsa Anglia përballet me Senegalin që ka tri pikë dhe është I dyti në tabelë.