Senegali fiton ndaj Katarit

Senegali fiton ndaj Katarit

Botërori 2022 November 25, 2022 - 16:05
Lajmet e fundit nga Sporti

Senegali ka arritur të shënojë fitore ndaj Katarit në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Botërorin 2022.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Al Thumama” përfundoi me rezultat 1-3.

Golat për Senegalit i shënuan Dia (41’), Diedhio (48’) dhe Dieng (84’), kurse për Katarin realizoi Muntari (78’).

Kjo fitore është e para për Senegalin në këtë kampionat botëror 2022.

Pas kësaj fitore, Senegali është i treti me tri pikë, aq sa kanë edhe Holanda si lidere e Ekuadori në pozitën e dytë.

Në anën tjetër, për Katarin është humbja e dytë dhe është pa pikë të tubuara. /Zeri.info