Hajrulla Çeku reagon për veprimin agresiv të kombëtares së Serbisë ndaj Kosovës
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar për veprimin agresiv të kombëtares së Serbisë ndaj Kosovës.
Serbia u mposht mbrëmë (e enjte) nga Brazili në kuadër të fazës së grupeve në Botërorin 2022 me rezultat 2-0.
Para kësaj ndeshjeje në zhveshtoren e kombëtares së Serbisë është vendosur një flamur, ku shihej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.
Për këtë veprim ka reaguar ministri Çeku, në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, ku i ka cilësuar imazhet të turpshme në dhomën e zhveshjes, duke përcjell mesazhe urrejtjeje e gjenocidale ndaj Kosovës.
Ndër të tjera, Çeku shtoi se presin veprime konkrete ndaj FIFA-s për këtë veprim agresiv.
Postimi i plotë:
Imazhe të turpshme nga dhoma e zhveshjes së #Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobike dhe gjenocidale ndaj #Kosovës, duke shfrytëzuar platformën #FIFAWorldCup.
Presim veprime konkrete nga @FIFAcom, duke pasur parasysh se @FFK_KS është një anëtar i plotë i FIFA-s dhe UEFA-s. /Zeri.info
Disgraceful images from #Serbia locker room, displaying hateful, xenophobic and genocidal messages towards #Kosova, while exploiting #FIFAWorldCup platform.
— Hajrulla Çeku (@HCeku) November 25, 2022
We expect concrete actions from @FIFAcom considering that the @FFK_KS ë is a full FIFA and UEFA member. pic.twitter.com/xwu6i0j7dG