Shikueshmëria më e lartë në dhjetë ndeshjet e para të Botërorit 2022
Me katër ndeshjet në mbrëmjen e së enjtes ka përfunduar edhe faza e parë e grupeve në Botërorin 2022.
Gjatë kësaj faze befasitë nuk munguan me Argjentinën, që u mposht nga Arabia Saudite me rezultat 1-2, duke mos munguar edhe Gjermania që u mund me përmbysje nga Japonia, me rezultat 1-2.
Në anën tjetër, Spanja është skuadra e vetme deri tani që triumfoi me rezultatin me të thellë 7-0 ndaj Kosta Rikës.
Me të përfunduar faza e parë, është bërë edhe shikueshmëria e më e lartë e dhjetë ndeshjeve të para të Botërorit nga Media Metri.
SHBA – Uells është ndeshja që ka arritur shikueshmëri më të lartë prej 260, 981, e ndjekur nga sfida Australi – Francë, që ka 247.657 shikueshmëri.
Në anën tjetër, shikueshmëri më të ulët nga këto dhjetë përballje ka sfida mes Kroacisë e Marokut, 98.212 gjithsej.
Kujtojmë se Kupa e Botës ka vazhduar sot (e premte) me fazën e dytë të grupeve, ku në program si zakonisht ka katër ndeshje për t’u zhvilluar. /Zeri.info