Mbyllet pjesa e parë Uells - Iran, ky është rezultati

Mbyllet pjesa e parë Uells - Iran, ky është rezultati

Botërori 2022 November 25, 2022 - 11:54
Lajmet e fundit nga Sporti

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Uells – Iran, në kuadër të Botërorit 2022.

Skuadrat kanë shkuar në pushim pas 45 minutash, me rezultat ashtu siç ia nisën, 0-0.

Në fakt, Irani kishte mundur të mbyllë fraksionin e parë të ndeshjes me epërsi, pasi Gholizadeh arriti të shënojë në minutën e 16-të, mirëpo me rishikimin e VAR-it goli u anulua, pasi ishte pozitë jashtëloje. /Zeri.info