Trajneri i Brazilit flet për lëndimin e Neymarit

Trajneri i Brazilit flet për lëndimin e Neymarit

Botërori 2022 November 25, 2022 - 09:32
Lajmet e fundit nga Sporti

Brazili në mbrëmjen e të enjtes arriti të fitojë ndaj Serbisë me rezultat komod 2-0, në kuadër të fazës së grupeve në Botëror 2022.

Të dy golat u realizuan nga Richarlisoni, të dyja në pjesën e dytë.

Gjatë ndeshjes sulmuesi Neymar mori një lëndim nga faullat e shkaktuar nga Serbia.

Për lëndimin e Neymarit, ka folur trajneri i Brazilit, Tite, ku theksoi se 30-vjeçari do të jetë pjesë e Kupës së Botës.

“Mos u shqetësoni! Neymar do të jetë pjesë e Kupës së Botës, ai do të luajë. Ju mund të jeni të sigurt për këtë”, ka thënë Tite.

Ndërkohë, kujtojmë se, Brazili pas fitores ndaj Serbisë është lider me tri pikë në tabelën e grupit G, kurse Serbia e fundit me 0 sosh. /Zeri.info