Gjermania shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Japonisë

Gjermania shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Japonisë

Botërori 2022 November 23, 2022 - 14:53
Lajmet e fundit nga Sporti

Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Gjermani – Japoni, në kuadër të fazës së grupeve në Botërorin 2022.

Kombëtarja e Gjermanisë ka shkuar në pushim pas 45 minutash me epërsi minimale 1-0.

Golin e epërsisë arriti ta shënojë Gundogan nga penalltia në minutën e 33-të.

Në fakt, Gjermania shënoi edhe golin e dytë përmes Kai Havertzit krejt në fund të pjesës së parë, por pas shikimit në VAR, goli u anulua, pasi ishte pozicion jashtëloje. /Zeri.info