Ndeshja Marok - Kroaci përfundon pa gola

Ndeshja Marok - Kroaci përfundon pa gola

Botërori 2022 November 23, 2022 - 12:57
Lajmet e fundit nga Sporti

Kroacia nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Marokut, e vlefshme për fazën e grupeve në Botërorin 2022.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Al Bayt” përfundoi me rezultat 0-0-.

Ndeshja u zhvillua pothuajse baras, ku kombëtaret edhe pse kishin disa raste shënimi, ato nuk arritën të konkretizohen.

Pas këtij barazimi, kombëtaret ndajnë pikët e njëjta (1) në vendin e parë, përkatësisht të dytin.

Ndeshjen e radhës, Kroacia e zhvillon ndajKanadasë, kurse Maroku ndaj Belgjikës më 27 nëntor. /Zeri.info