Deschamps: Kupa e Botës është konkurrenca e Mbappes
Didier Deschamps ka lavdëruar Kylian Mbappen pas paraqitjes së tij të shkëlqyer për Francën kundër Australisë, teksa ka pretenduar se “Kupa e Botës është konkurrenca e tij”.
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ishte në maksimumin e tij të shkëlqyer kundër Australisë pasi “Les Bleus” e nisën fushatën e tyre në Kupën e Botës me një fitore të madhe 4-1.
Ai shënoi golin e tretë për Francën me një goditje të mirë me kokë nga krosimi i Ousmane Dembeles, që u rrëzua në shtyllë.
Ai gjithashtu asistoi për Olivier Giroudin për të shënuar golin e tij të dytë në minutën e 71-të, i cili e pa sulmuesin e Milanit të barazojë rekordin e Thierry Henryt prej 51 golave, për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Francës.
Deschamps u gëzua me heroizmat e Mbappes dhe pohoi se ai është krijuar për skenën e Kupës së Botës.
“Kylian sigurisht që ka qenë një nga lojtarët më të mirë në botë prej disa kohësh dhe ai ndihet shumë i sigurt, mund ta shihni këtë në mënyrën se si ai po luan. E dija se ai do të ishte gati për këtë Botëror, është konkurrenca e tij, ai di të bëjë diferencën”, u tha ai gazetarëve pas fitores.
“Ai është pjesë e një skuadre dhe ka qenë gjithmonë në gjendje të luajë si pjesë e një ekipi, edhe pse ai është gjithashtu një lojtar individual dhe i talentuar. Kështu që kjo është e mrekullueshme për ne. Unë kam shumë sulmues, por Kylian është sigurisht një i jashtëzakonshëm”.
Mbappe luajti një rol kryesor në ecurinë e Francës drejt lavdisë në Kupën e fundit të Botës në Rusi, duke shënuar katër gola, duke përfshirë një në fitoren e fundit ndaj Kroacisë.
Sulmuesi do të kërkojë të vazhdojë formën e tij shkëlqyese kur Franca të përballet me Danimarkën të shtunën dhe Tunizinë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve më 30 nëntor me fillim nga ora 16:00. /Zeri.info