Deschamps flet për lëndimin e Hernandezit, thotë se ishte mjaft serioz
Botërori 2022
November 23, 2022 - 09:14
Lajmet e fundit nga Sporti
Duke folur për “TF1” pas fitores të Francës ndaj Australisë 4:1 në ndeshjen e parë në kupën e botës “Katar 2022”, Didier Deschamps foli edhe rreth lëndimit të Lucas Hernandezit.
Mbrojtësi u detyrua të largohej nga ndeshja në minutën e 13-të.
Hernandezi mori lëndim në gju brenda dhe u zëvendësua nga vëllai i tij, Theo.
Sipas Deschamps, gjërat nuk duken pozitive për lojtarin e Bayern Munichut, edhe pse ende nuk është një rezultat përfundimtar mjekësor.
“Do të shohim pas testeve, por mua më duket mjaft serioze”, u shpreh përzgjedhësi i Francës.
Mbetet të shihet nëse Franca do të përballet sërish me problemin e lëndimeve, siç u përball që në start të turneut.