Zyrtare: Lucas Hernandez humb Kupën e Botës pas lëndimit të ligamentit
Kupa e Botës ka përfunduar për Lucas Hernandezin, pasi mbrojtësi i Francës çau ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL) në gjurin e tij të djathtë gjatë fitores 4-1 të kampionëve në fuqi ndaj Australisë në Grupin D të martën.
Federata Franceze (FFF) e konfirmoi lajmin pas testeve mjekësore në Katar.
Hernandez, i cili luan për gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich, doli nga fusha duke çaluar pasi qëndroi i shtrirë në bari për disa minuta duke mbajtur gjurin e tij pasi u godit me top nga Matheë Leckie, i cili dha asistimit për golin hapës të Craig Goodwin për Australinë.
Ai u zëvendësua nga vëllai i tij Theo Hernandez, i cili luan te Milani.
“Viktimë e një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar anterior të gjurit të djathtë, Lucas Hernandez duhet të tërhiqet nga Kupa e Botës. I gjithë grupi i uron shërim sa më të mirë”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Francës.
Franca kishte parë tashmë disa lojtarë kyç të përjashtohen nga pjesëmarrja në Kupën e Botës përpara mbrojtjes së titullit që fituan në Rusi katër vjet më parë.
Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema i mungon turneut për shkak të një dëmtimi në gju të pësuar në stërvitje të shtunën, pas sulmuesit Christopher Nkunku, mbrojtësit Presnel Kimpembe dhe munguesve afatgjatë Paul Pogba dhe N’Golo Kante.
Ndryshe, “Gjelat” kryesojnë Grupin D me tre pikë, dy më shumë se Tunizia dhe Danimarka, të cilat luajtën një barazim pa gola të martën.
Victime d'une rupture du ligament croisé antérieur du genou droit, @LucasHernandez doit renoncer au Mondial.
— Equipe de France ë (@equipedefrance) November 23, 2022
Tout le groupe lui souhaite le meilleur rétablissement possible ë#FiersdetreBleus pic.twitter.com/TIgHi3qOPJ