Franca e nis me fitore Botërorin, mposht thellë Australinë

Franca e nis me fitore Botërorin, mposht thellë Australinë

Botërori 2022 November 22, 2022 - 22:02
Lajmet e Fundit nga Sporti

Franca ka nisur me fitore rrugëtimin e kupës së botës “Katar 2022”.

Kampionët në fuqi arritën të mposhtin kombëtaren e Australisë me rezultat 4-1, shkruan Zeri.info

Fillimisht ishte Australia që kalojë në avantazh me golin e Goodwin, derisa Rabiot arriti ta barazojë rezultatin për 1-1.

Nuk vonoi shumë, goli i epërsisë për francezët erdhi nga Olivier Giroud në minuten e 32-të, kështu duke e përfunduar edhe fraksionin e pare të ndeshjes me avantazh.

Gjatë pjesës së dytë u shënuan edhe dy gola të tjera nga ekipi i Francës, përmes Kylian Mbappes (68’) dhe Oliver Giroud (71’).

Deri në fund nuk pati më gola dhe rezultati përfundimtar u regjistrua 4-1.

Me këtë fitore, Franca është lidere me tri pike në grupin D, kurse Australia e fundit me 0 sosh.

Ndeshjen tjetër, Franca e zhvillon ndaj Danimarkës, kurse Australia ndaj Tunizisë, të dyja me 26 nëntor. /Zeri.info