Brenda fshatit të tifozëve në Katar paguajnë 175 funte vetëm për një natë
“Është ende në ndërtim e sipër dhe gjatë ditës është si një ferr atje! Është shkretëtirë dhe është shumë nxehtë”. Kështu e përshkruan Shogo Nakashima, një tifoz 31-vjeçar nga Japonia, qëndrimin e tij në fshatin e tifozëve në Katar në veri të Dohas.
Ai do të qëndrojë për dy javët e ardhshme aty, ndërsa në disa zona enda vijohet dhe punohet.
“Nuk mund ta ndryshoj vendin ku të qëndroj tani, kështu që duhet ta pranoj atë dhe të pres ndeshjen e Japonisë”, tha ai. “Unë do të jem këtu vetëm për të fjetur. Do të dal dhe do të eksploroj qytetin – nuk dua të qëndroj këtu”.
Shumë kohë përpara se shumica e tifozëve të mbërrijnë në vend, kishte indikacione se gjërat mund të mos ishin siç priteshin.
Vinçat e ndërtimit arrijnë deri lart në qiell dhe punëtorët janë të zënë me punë që variojnë nga shtrimi i gurëve të trotuarit deri te dritat e instalimeve elektrike.
Ka 1800 tenda, secila mund të strehojë dy persona.
Brenda një tende në fshatin e tifozëve
Pedro dhe Fatima jetojnë në Spanjë, por janë taje për të brohoritur për Meksikën. Ata u martuan në prill dhe ky udhëtim është pjesë e muajit të mjaltit.
“Kjo kushton rreth 175 £ një natë. Për të qenë i sinqertë, nuk ishte ajo që prisja. Kur shihni fotot dhe lexoni përshkrimin dhe është Kupa e Botës FIFA, dhe pret pak cilësia”, tha Pedro.
“Kjo është si një bujtinë nën nivelin që mund ta gjesh në të gjithë botën. Është si të jesh në një serë, kështu që nuk mund të flinim pas orës 9 të mëngjesit edhe pse ishim të rraskapitur për shkak të fluturimit”, shtoi ai.
Tendat, prej plastike të trashë, përmbajnë secila dy krevate teke dhe një komodinë me një llambë. Një shtresë e hollë tapeti e mbështetur mbi rërë dhe një ventilator i vetëm elektrik plotëson paraqitjen e dhomës.
“Nuk ka asnjë organizatë, askush nuk di asgjë”, tha Fatima për BBC Sport.
“Dyqanet janë të mbyllura, nuk ka ujë të pijshëm. Kjo nuk është me të vërtetë, padyshim, ajo për të cilën kemi paguar”, u shpreh ajo. Ndërsa ecim përreth, të gjithë me të cilët flasim kanë mendime të ngjashme.
Për disa, realiteti i situatës kërkon veprime më drastike. Djamal, i cili ka udhëtuar nga Parisi, ka paguar rreth 2,700 £ për një qëndrim tre-javor në fshatin e tifozëve – por pas më pak se 24 orësh në vend, ai po paketon valixhet dhe po shkon për në dalje.
“Për mua nuk është një përvojë e mirë. Nuk ka xhel dushi, furçë dhëmbësh, pastë dhëmbësh.” tha ai.
Djamal tregoi gjithashtu fletën e tij të konfirmimit të rezervimit dhe faktin që ai mendoi se po shkonte në një hotel.
Një avantazh, megjithëse i vogël, është se stafi këtu është entuziast, i dobishëm dhe gjithmonë i buzëqeshur.
Parku i tifozëve të klubit të plazhit
Një shëtitje e shkurtër nga fshati i tifozëve është parku i tifozëve të klubit të plazhit. Ka një ekran të madh ku do të tregohen ndeshjet dhe ku do të jetë në shitje alkooli. Me vend, duke pasur parasysh njoftimin e fundit për ndalimin e tij në stadiume.
Grumbullimet e materialit ndërtimor janë të shpërndara rreth zonës, dhe ka një zhurmë të vazhdueshme të automjeteve në lëvizje dhe zhurmë metalike ndërsa janë ngritur struktura.