Një poster gjigant i Granit Xhakës vendoset në një ndërtesë në Doha
Botërori 2022
November 20, 2022 - 20:09
Lajmet e Fundit nga Sporti
Një poster gjigant i Granit Xhakës është vendosur në qendër të Dohas së Katarit.
Mesfushori nga Kosova ka zënë vend në një prej rrokaqiejve të kryeqendrës së Katarit.
“Kjo foto e realizuar gjatë fitores 1:0 ndaj Portugalisë në Gjenevë më 12 qershor, është vendosur në ndërtesën 109 metra të lartë – 25 kate – të Ministrisë së Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimatike”, thuhet në artikullin e publikuar nga “Rts.ch”.
Kapitenët e 32 ekipeve tjera kombëtare kanë të drejtën e të njëjtit nder në rrokaqiejt e tjerë të Dohas.
Kujtojmë se Zvicra është pjesë e Grupit G, bashkë me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.
“Helvetikët” ndeshjen e parë e luajnë më 24 nëntor, kundër Kamerunit.