Hazard: Unë ende mund të bëj gjëra të mëdha
Eden Hazard e ka pranuar se niveli i tij ka rënë ndjeshëm që nga paraqitja e tij e fundit në Kupën e Botës, por ende mbështet te aftësitë e tij teknike.
Në vitin 2019, Hazard bëri një transferim të madh në Real Madrid pas një sezoni të bujshëm në Chelsea.
Megjithatë, disi çuditërisht belgu ka luftuar për të gjetur ndonjë formë për Los Blancos, duke bërë vetëm 72 paraqitje dhe duke shënuar vetëm shtatë gola. Ai tani ka pranuar se ka pasur vështirësi që nga kjo lëvizje.
Duke folur për L’Equipe, Hazard tha: “Të them të drejtën, këtë nivel të vitit 2018, nuk e kam më. Nuk e tregoj, por kam vuajtur shumë, mendërisht dhe fizikisht. Nuk kam turp ta them”.
“Në vitin 2018, unë isha ndoshta në top 10 në botë. A do t’i rikthehem asaj? Nuk mendoj kështu. Por nëse trupi im më lejon, unë mund të bëj akoma gjëra të mëdha”.
Karriera e Hazard në Madrid është penguar nga lëndimet dhe ai thotë se pjesa më e madhe e rënies së tij është për shkak të humbjes së besimit, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.
“Kam mbajtur të njëjtën teknikë, por kam humbur besimin”, tha ai.
Ai gjithashtu pranoi se ndonjëherë i pëlqente shumë jashtë sezonit, duke shtuar: “Kur mbërrita në Real, kisha shtuar peshë. Si çdo verë. Pas finales Chelsea-Arsenal [Europa League], përfitova nga pushimi im. Por pas dy-tre javësh përgatitje humbas gjithçka. A më pëlqeu shumë? Me siguri”.
Anësori është përzgjedhur në skuadrën e Belgjikës për Botërorin e ardhshëm dhe shpreson se ai dhe shokët e tij të skuadrës mund të bëjnë bujë në Katar.
Ata e nisin turneun e tyre më 23 nëntor kundër Kanadasë, por pritshmëritë mund të jenë zbehur pak pas humbjes 2-1 ndaj Egjiptit të premten./klankosova