“Një moment historik”, Trajneri i Katarit mezi pret ditën e jashtëzakonshme, teksa nikoqirët përgatiten për hapjen e Kupës së Botës
Trajneri i Katarit, Felix Sanchez, është shprehur i emocionuar për fillimin e Kupës së Botës 2022, ndërsa ekipi i tij përgatitet për t’u përballur me Ekuadorin.
Katari do të luajë ndeshjen e parë të Kupës së Botës të dielën (nesër), ndërsa nikoqirët nisin turneun e 2022 kundër ekuadorianëve.
Trajneri, Sanchezi është shprehur i emocionuar për hapjen e turneut, i cili ka 12 vjet në përgatitje.
Duke folur përpara ndeshjes, Sanchez u tha gazetarëve: “Është një ditë shumë e rëndësishme për ne. Një moment historik, një moment lumturie për ne. Është një ditë e jashtëzakonshme si asnjë tjetër. Ne kemi bërë një përpjekje kaq të madhe. Ne jemi të gjithë të përkushtuar për këtë Kupë Botërore dhe kemi investuar kaq shumë. Jam i lumtur që jam ai që e nis këtë kompeticion”.
“Ne jemi shumë të motivuar për të marrë pjesë. Ne kemi pritur kaq gjatë që të arrijë ky moment. Jemi shumë të vetëdijshëm se kush jemi, nga vijmë dhe me kë po përballemi. Ne e dimë se do të jetë një sfidë e madhe, por në shumë mënyra ne jemi të etur për të luajtur dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu”.
Përveç Ekuadorit ata do të përballen me Holandën dhe Senegalin në Grupin A. /Zeri.info