Henderson shpreson se lojtarët e Anglisë mund të marrin frymëzim për Kupën e Botës nga triumfi i “luaneshave” në Euro

Henderson shpreson se lojtarët e Anglisë mund të marrin frymëzim për Kupën e Botës nga triumfi i “luaneshave” në Euro

Botërori 2022 November 19, 2022 - 17:25
Lajmet e Fundit nga Sporti

Jordan Henderson shpreson se triumfi i “Luaneshave” në Kampionatin Evropian mund t'i frymëzojë lojtarët e Anglisë drejt fitores së Kupës së Botës.

“Luaneshat” krijuan një moment magjik futbollistik në verë, teksa fituan kampionatin evropian të femrave, duke mundur Gjermaninë 2-1 në finalen në stadiumin “Wembley”.

Image

Mesfushori i Anglisë, Henderson, shpreson se skuadra e meshkujve mund të marrë pak frymëzim nga ekipi i femrave dhe të ketë një fushatë të suksesshme në Kupën e Botës.

"“Luaneshat” kanë bërë një punë fantastike dhe i gjithë vendi ishte pas tyre”, tha Henderson për “BBC”.

“Pra, shpresojmë se mund të marrim frymëzim nga kjo dhe të performojmë si ato. Nëse e bëjmë këtë, atëherë jam i sigurt që do të kemi një turne të mire”.

Skuadra e Gareth Southgates e nis fushatën e tyre në Kupën e Botës kundër Iranit më 21 nëntor përpara se të përballet me Shtetet e Bashkuara më 25 nëntor. /Zeri.info

Image